1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus aktualisht.
Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins.
Numri total i të vdekurve është 95,735 me Italinë që prin me 18,279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15,447,Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, Neë York me 5,150 dhe Irani me 4,110.
Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3,216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarve me 77,758.
Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarve prej 52,407.
Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin është 355,079.