Mbi 70% e shkencëtarëve të rinj largohen nga Maqedonia

Mbi 70% e shkencëtarëve të rinj largohen nga Maqedonia për në perëndim. Potenciali i tyre dhe dija të cilën e fitojnë i bën konkurrent në tregun e punës. Prandaj komuniteti shkencor me strategjinë 2018-2028 pret që të krijohen kushte, me qëllim që të rinjtë të qëndrojnë dhe të krijojnë në vendin tonë.

Marketing

“Në Republikën e Maqedonisë ka potencial për këta të rinj, të bëjnë projekte të cilët do të zbatohen në sferën e ekonomisë, në Maqedoni por edhe jashtë vendit. Me çdo kusht, do të angazhohemi që me programin 2018-2028 të ketë zhvillim të kulturës teknike dhe planifikojmë shumë aktivitete. Para se gjithash, në këtë shoqatë të ketë kuadro cilësore dhe të hapen qendra për të rinjtë të talentuar, së bashku me Ministrinë e arsimit dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Zoran Todorov, Teknika Popullore e RM-së. Edhe Olimpiada e 4 e arritjeve teknike e cila u mbajt në Strumicë tregoi se Maqedonia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë të rinj gjenial të cilët që nga mosha e re i mësojnë fshehtësitë dhe të rejat e shkencës.

ANKETË

Përveç nxënësve tanë të shkollave fillore dhe të mesme, këtë vit do të marrin pjesë edhe nxënës nga ish republikat jugosllave, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi, Serbia.

Unë kam shfrytëzuar mikrobit dhe bëra shumë projekte me të. Së pari, bëra shportë elektronike për mbeturinat elektronike. Me anë të mikrobit-it i numërojmë mbeturinat elektronike që i hedhim brenda shportës, për shkak se mikrobiti reagon në lëvizje. Gjithashtu kemi kompas i cili na i tregon anët e botës për orientim. Gjithashtu unë e shfrytëzova mikrobit-in për semafor për ngjarjet sportive me të cilin i numërojmë poenët e të dy ekipeve.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski tha se komuna do të vazhdojë të kontribuojë për mbështetje të zhvillimit shkencor të nxënësve.

“Perspektivat strategjike përfshijnë zhvillim të diturive, shkathtësisë dhe integritetit të nxënësve përmes proceseve arsimore. Vendosje të kushteve dhe praktikave moderne në sistemin arsimor të komunës. Integrimi i nevojave lokale për arsim në sistemin arsimor dhe rritje të bashkëpunimit mes faktorëve në procesin arsimor”, u shpreh Kosta Janevski, Kryetar i Strumicës.

Shkencëtarët e rinj nga Maqedonia presin mbështetje edhe nga komuniteti shkencor, universitetet, por edhe nga Fondi për inovacione dhe institucionet e tjera shkencore për ti realizuar idetë e tyre dhe për ta afirmuar vendin në botën e inovacioneve dhe teknologjisë. /tv21/

Marketing