Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.
Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve. Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.
Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare.