Një qytetar i cili ngarkoi telefonin në një xhami në rrethin Altinyayla të provincës Sivas të Turqisë, la 2 lira në afërsi të prizës dhe një mesazh ku kërkon falje nga imami dhe xhemati i xhamisë.
Muezini i Xhamisë Rifat Oçten në këtë rreth, Ali Gundogdu paratë dhe mesazhin e pa në mëngjes.
Ai tha se ishte shumë i emocionuar pasi ka parë mesazhin “Ngarkova telefonin, prandaj i lash këto para. Ma bëni hallall”, si dhe paratë.
“Ky lloj i ndjeshmërisë duhet treguar jo vetëm në xhamitë por edhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Gundogdu duke shprehur se ishte shumë i emocionuar dhe i lumtur.
Muezini tha se ngjarjet e tilla të ngjashme duhet të jenë të zakonshme për muslimanët. “Numri i pakët i njerëzve të tillë, na bën të emocionohemi kur i shohim. Zoti qoftë i kënaqur nga ky xhemati ynë që e ka bërë këtë gjest dhe të gjithë atyre që e mbrojnë pronën shtetërore”, u shpreh ai.