Mbyllet lokali në Tetovë, arrestohet pronari

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi, se gjatë ditës së djeshme ka mbyllur një objekt hotelierik në Tetovë, ngaqë policët kanë konstatuar se ka shkelur orarin e lejuar për punë.

Marketing

Si rezultat, është arrestuar pronari 30-vjeçar.

“Më 08.03.2021 në ora 21.50, SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në magjistralen Tetovë-Shkup, ku është konstatuar se nuk respektohet orari i punës dhe brenda objektit kanë qëndruar klientë. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse pronari V.T. (30) nga Tetova, është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq ndaj V.T. do të shqiptohet edhe padi penale pasi ka bërë shkelje të nenit 206 të Kodit Penal duke shkelur protokollet anti-Covid.

Marketing