Me katër ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija në Tetovë mori fitore përballë Struga Trim Lum falë golave të Totres dhe Dorievit. Shkupi në Çair triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultatin 3:1. Golat për bardheblutë në këtë sfidë i realizuan Jusufi, Dembo dhe Lamin, ndërsa për mysafirët nga lagja Gjorçe Petrov golin e shënoi Emini. Renova në Veles nuk ka shkuar më shumë se një barazim se 1:1 ndaj Borecit. Ndërkohë Vardari ka marrë tri pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Akademia Pandevit duke fituar me shifra minimale 1:0.