Mbyti 7 foshnja në spitalin ku punonte, lihet në burg infermierja

Britania është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një infermiere është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester.

Marketing

Vendimi i sotëm i gjykatës e bën atë vrasësen më të madhe të foshnjave në historinë e Britanisë.

E identifikuar si Lucy Letby është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë 10 të tjerë ndërsa punonte si infermiere në një spital.

Ajo u shpall fajtore të premten në një seri vendimesh të pjesshme, sipas Sky News, dhe gjithashtu u shpall fajtore për shtatë akuza për tentativë vrasje.

Letby, e cila punonte në Spitalin Kontesha e Chester, tani konsiderohet vrasësja më e frytshme e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar të kohëve moderne. Ajo pritet të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

Gjatë diskutimeve përmbyllëse të martën, prokurorët thanë se Letby, ishte “plotësisht jashtë kontrollit” me “besimin e gabuar se ajo mund të bënte pothuajse gjithçka që donte” pas vrasjes së viktimës së saj të gjashtë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Letby vrau foshnjat përmes një injektimi gjatë periudhës qershor 2015-2016, ndërsa punonte në spital.