McCain ndërpret trajtimin kundër kancerit

Senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit të trurit, 13 muaj pas zbulimit të sëmundjes, bëri të ditur familja e tij.

Marketing

McCain, 81 vjeç, njoftoi në korrik të vitit 2017 se vuan nga kanceri në tru.

“Me forcën e tij dhe vullnetin, ai ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor”, thuhet në deklaratën e familjes McCain.

McCain ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.

Marketing