Së bashku me të është arrestuar dhe një romun në moshën 22-vjeçare.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 38-vjeçari shqiptar u ndalua në Masiano di Pistoia teksa po drejtonte një mjet tip Porsche, me vlerë mbi 100 mijë euro, të cilën e kishte të regjistruar në emër të babait të tij.
Brenda makinës policët zbuluan dy kilogranë kokainë, si dhe 19.5 kg. hashash, i ndarë në tableta nga 100 gram secila.
Nga ana tjetër, rumuni u ndalua në Calenzano teksa po drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet kokainë, po ashtu me peshë 1 kg, shkuan Ansa.
Mësohet se droga do të shitej në Pratos, aty ku 38-vjeçari shqiptar ishte vënë re vazhdimisht të takohej me shpërndarës të dyshuar droge.
Bëhet e ditur se nëse kokaina dhe hashashit do të shiteshin me pakicë në treg do të kapnin vlerën prej 700,000 euro.