Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Mëngjesi më i ftohtë sot është regjistruar në Berovë, -13 gradë. Në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodra e Diellit -11, në Shkup, Manastir dhe Dibër -10, në Shtip, Demir Kapi dhe Krushevë -9, Kumanovë, Tetovë, Prilep dhe Strumicë -8, Ohër -6, Gjevgjeli -5 dhe në Dojran -2, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM)

Marketing

“Trashësi më të lartë të borës ka në Kodrën e Diellit, 43 centimetra, në Mavrovë 38 dhe në Krushevë 8 centimetra”, thonë nga DPHM.