Një fotografi që qarkullon nëpër rrjetet sociale për lëndimet e protestueses që mbrëmë kinse është lënduar nga policia mund të gjendet lirisht në Google Image dhe e njejta daton që nga viti 2013 dhe lidhet me këngëtaren dhe modelen kroate Severina Vuckovic, njofton Telegrafi Maqedoni.
është e lehtë, vetëm të kërkohet me fotografi të njejtë në Google Images dhe mund të gjenden dhjetëra lajme nga një fotografi e kroates e cila e publikuar këtë fotografi për t’i thënë jo dhunës ndaj grave.
Mbrëmë ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve që kundërshtonin marrëveshjen për emrin e vendit që u nënshkruajt me Greqinë pas 27 viteve kontest dhe inate.
Të lënduar ka pasur por të njejtët nuk kanë asnjë lidhje me kroaten Severina.
Ndryshe, Maqedonia njihet si kryeqendra e lajmeve të rrejshme duke pasur parasysh lajmet e rrejshme në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, ku amerikanët lexonin lajme të rrejshme nga Velesi.