Faton Klinaku nga OVL-UÇK nuk është tërhjekur nga deklarata e tij ku përmend vrasjen e Kurtit.
Ai mbrëmë e ka përsëritur sërish deklaratën e tij, se më përpara e “vret Albin Kurtin” sesa që e lëshon Kosovën.
Deklaratën e përsëriti pas publikimit të postimit të tij nëpër media.
Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se:
A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë!
Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm:
“Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, shkruan Klinaku në postimin e dytë.