Me Sarrin u rikthye titullar, Juventusi “piketon” mbrojtësin e Chelsea

Juventusi ka pak alternativa në krahët e mbrojtjes duke bërë që Juan Cuadrado të mbulojë këto pozicione.

Marketing

Pasi dështuan të transferonin Kurzawn dhe me formën e dobët të De Siglios drejtuesit bardhezi po punojnë që të ofrojnë një lojtarë cilësor në krahun e djathtë të repartin difensiv. Sipas mediave italiane Maurizio Sarri i ka kërkuar drejtorit sportiv, Paratici, për të tentuar brazilianin Emerson Palmieri nga Chelsea.

Bëhet fjalë për një operacion për verën e ardhshme për një lojtar që Sarri e njeh mirë dhe e admiron, mbrojtësin italian. Ky transferim nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi 25-vjeçari është titullar të “blutë e londrës” dhe do të nevojitet një ofertë prej 40 milionë eurosh për të tunduar drejtuesit e klubit anglez.