Shqipëria rezulton si një ndër shtetet kryesore ku në një përqindje më të lartë se sa 50 % të rinjtë mendojnë që kanë aspirata më të larta ekonomike se prindërit, mundësi dhe dëshirë për të lëvizur nga vendi etj.
Krahasuar me rajonin, kemi përqindjen më të lartë të të rinjve që mendojnë se ‘kam bërë gjëra më të mira në jetë se sa prindërit e mi’, me rreth 55 %, ndërsa Serbia, shtet që ndjek vendin tonë në rajon, më pak se 45 % të të rinjve kanë pohuar të njëjtën gjë. Të rinjtë maqedonas rezultojnë të fundit në rajon me ‘ambicie’ ekonomike dhe dëshirë për të lëvizur dhe të parafundit në Europën Lindore dhe Azi qendrore.
Perceptimet e të ardhmes ndryshojnë shumë në vende të ndryshme të botës dhe janë pjesërisht të lidhura me mobilitetin e individëve, shpjegon Banka Botërore në një publikim të fundit. Edhe pse shtrirja e shteteve është padyshim e rëndësishme, është perceptimi i lëvizjes që shpesh udhëheq qëndrimet dhe vendimet individuale.
Megjithatë, thekson Banka, ka evidenca mbi perceptimet e lëvizshmërisë që lidhen me faza të një shteti (tranzicion, paqëndrueshmëri ekonomike apo konflikte të brendshme) që ndikojnë në këtë rezultat. Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, në bazë të të dhënave nga sondazhet, përqindja e të anketuarve që mendojnë se kanë bërë më mirë në jetë sesa prindërit e tyre varion nga afërsisht dy të tretat ose më shumë në Uzbekistan dhe Taxhikistan në vetëm një të katërtën në Armeni. Nga ana tjetër, sipas raportit, shumica e të rriturve në vende të tilla
si Republika e Kirgistanit, Taxhikistani ose Uzbekistani besojnë se fëmijët e lindur sot do të bëhet më mirë në jetë sesa gjenerata e tanishme, ndërsa pikëpamje të tilla janë shprehur vetëm nga 12 për qind e të rriturve në Slloveni dhe më pak se a një e katërta e të rriturve në Qipro, Greqi dhe Itali.
Raporti thekson se, edhe pse mund të ketë disa shpjegime për këtë paradoks të dukshëm, një teori e besueshme është se perceptimet e një individi për lëvizshmërinë apo të ardhmen në jetë, lidhen më shumë faktorë në kompleks. Për shembull, pyetja nëse dikush mendon se pozitën e tij ose të saj në shoqëri do ta ketë më lart se sa në pozicioni korrespondues i prindërve, kjo varet nga niveli absolut i mirëqenies në mes të gjeneratave.
Raporti shton se në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, perceptimet e lëvizshmërisë së së kaluarës dhe të së ardhmes absolute janë të lidhur ngushtë me lëvizjen aktuale relative në arsim. Kështu, vendet me lëvizshmëri më të ulët arsimore relative kanë të ngjarë të kenë një pjesë më të vogël të të rriturve që e shohin jetën e tyre më mirë se sa jetët e prindërve të tyre ose që presin që jeta e fëmijëve të lindur sot të jetë më e mirë se jeta e tyre.
Raporti shpjegon se kushtet e tjera në një vend qartazi kanë rëndësi për perceptimet e të rinjve. Për shembull, në ekonominë e prekur nga brishtësia, konflikti dhe dhuna,kushtet sociale dhe ekonomike mund të jenë mjaft të ndryshme nga ekonomitë e tjera në zhvillim, gjë që çon në një marrëdhënie të ndryshme ndërmjet dëshirës për lëvizshmëri dhe perceptimeve të tyre për të ardhmen. Perceptimet rreth mundësive të fëmijëve për të ‘lulëzuar’ kanë tendencë të jenë më të ulëta në ekonomitë e prekura nga konfliktet, dhuna etj krahasuar me ekonomitë e tjera në zhvillim.
‘Progres i drejtë dhe Lëvizja ekonomike në të gjithë brezat rreth botës ‘ është një ndër publikimet e fundit të Bankës Botërore, në të cilin shqyrtohet një çështje që ka marrë shumë vëmendje në botën e zhvilluar, por për herë të parë, kanë dalë të dhëna të reja dhe analiza që mbulojnë pjesën më të madhe të botës, duke përfshirë ekonomitë në zhvillim. Sipas BB, raporti shqyrton nëse të lindurit në varfëri ose në prosperitet janë të destinuara të qëndrojnë në të njëjtat rrethana ekonomike në të cilat ata kanë lindur dhe dukej pas gjysmë shekulli nëse jeta e fëmijëve është më e mirë ose më e keqe se prindërit e tyre në pjesë të ndryshme të botës. Raporti sugjeron veprime dhe politika lokale, kombëtare dhe globale që mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të varfërisë, duke i hapur rrugën gjeneratës së ardhshme për të realizuar potencialin e tyre dhe për të përmirësuar jetën e tyre./monitor