Mediat greke për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut: Partia qeveritare e Zaevit fituese në zgjedhjet parlamentare”; “Zgjedhje triler në Shkup”; Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev fitues i zgjedhjeve parlamentare; “Zgjedhje në Shkup: Zoran Zaev fitues me dallim të vogël”; “Epërsi e vogël për partinë e Zaevit”; “Triler zgjedhor me epërsi të vogël të Zaevit, janë pjesë e titujve në mediumet greke, në tekstet e publikuara gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa të përkushtuara për zgjedhjet te ne.

Marketing

Mediat te fqiu jugor, theksin e vendosin në betejën e ngushtë midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në jehonën, për të cilën komentojnë se është e vogël, por megjithatë solide në periudhën e epidemisë, i transmetojnë deklaratat e Zoran Zaevit, ndërsa e përmendin edhe problemin me faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Agjencia gazetareske greke ANA-MPA, në tekstin që e ndërmorën pothuajse të gjitha edicionet onlajn të mediumet, shkruan se LSDM është fituese e zgjedhjeve, me dallim të vogël, ndërsa sipas vlerësimeve nuk është i mundur asnjë kthim mbrapa në rezultate.

Paralelisht, e transmetuan edhe orarin e forcave dhe shton se në Kuvendin e ri hyjnë edhe “partia majtiste E majta dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

“Siç vlerësojnë analistët në Shkup, me siguri skenari është të formojnë qeveri LSDM e Zoran Zaevit, BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaçit. Në këtë rast këto tre parti të cilat morën pjesë edhe në qeverinë në shkuarje, sigurojnë shumicë parlamentare prej 62 vendeve të deputetëve, shkruan ANA-MPA.

Me koment të ngjashëm është edhe gazetari i edicionit onlajn të gazetës “Etnos” i cili nga Shkupi shkruan se është i mundur skenari LSDM, BDI dhe PDSH të formojnë qeveri, ndërsa shton se jehona ka qenë më e vogël se ajo e vitit 2016 “por më e madhe se sa që është pritur për shkak të pandemisë së koronavirusit”.

“Me dy vende të deputetëve më shumë se VMRO-DPMNE, partia socialiste qeveritare LSDM dhe koalicioni “Mundemi” është fitues i zgjedhjeve të dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan “Etnos”.

Një gazetar i televizionit grek “Mega” në lidhjen direkte nga Shkupi, herët në mëngjes ka komentuar se aspak nuk mbisundon atmosferë zgjedhore për shkak të koronavirusit, sqaroi se fitorja e LSDM-së është me dallim të vogël, shtoi se jehona nuk ka qenë e madhe, por edhe se lideri i VMRO-DPMNE-së nuk doli me deklaratë për mediat.

Edicioni onlajn i gazetës “Proto tema”, përveç që e transmeton orarin e forcave, si dhe deklaratën e Zoran Zaevit, komenton se “edhe Athina e Brukseli me interesim të veçantë i presin rezultatet zgjedhore”.

“Është e qartë që Athina nuk dëshiron fitore të VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thoshte që vendi do të ndryshonte përsëri tonin, duke adoptuar retorikë nacionaliste. Por, edhe nëse Zoran Zaev do të humbiste, anulimi i Marrëveshjes së Prespës nuk do të ishte i mundur. Madje edhe nëse VMRO-DPMNE do të donte të ndryshonte Kushtetutën në çështjen për emrin e vendit, përveç asaj që këtë e ndalon Marrëveshja e Prespës, është praktikisht e pamundur për shkak të lidhjeve politike”, shkruan “Proto Tema”.

Mediat në Greqi i përmendin gjithashtu edhe problemet me faqen e internetit të KSHZ-së në publikimin e rezultateve.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të njoftojë zyrtarisht të dhënat përfundimtare edhe pse arritën rezultatet. Sipas komisionit, pati një problem me softuerin, por informacionet ishin se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte objektivi i një sulmi të hakerëve. Ky lajm për “Ethnos.gr” u konfirmua nga burime diplomatike në Shkup. Problemi u zgjidh në orët e para të mëngjesit, shkruan edicioni onlajn i “Ethnos”, transmeton MIA.

“Transmetimi i rezultateve nga zgjedhjet e djeshme ishte me shumë probleme, sepse vonë mbrëmë u ndërpre puna e sistemit kompjuterik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, komenton ANA-MPA.

Agjencia greke e lajmeve publikoi një tekst vonë mbrëmë, pas mbylljes së vendvotimeve dhe informoi se votimi shkoi pa probleme, vendvotimet u mbyllën në ora 21:00, ndërsa jehona ka qenë më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

“Megjithatë, edhe kjo përqindje mund të konsiderohej “e kënaqshme”, sepse disa votues preferuan të mos shkonin në votime për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, që është regjistruar në vend në një muaj e gjysmë të fundit”, shkruan ANA-MPA.

Zgjedhjet në vendin tonë ishin edhe pjesë të edicioneve qendrore të lajmeve në mbrëmje në televizionet greke. Komentet e gazetarëve ishin se këto janë zgjedhjet e para parlamentare pas Marrëveshjes së Prespës, por edhe zgjedhjet në një kohë pandemie dhe nën hijen e koronavirusit.

Televizioni shtetëror grek “ERT” komentoi se mbajtja e maskës ishte e detyrueshme gjatë votimit, dezinfektantët ishin vendosur në disa vende dhe mirëmbajtja e shenjave për mbajtje të distancës.

Disa nga mediat transmetuan deklarata nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut menjëherë pasi e kishin përmbushur të drejtën e tyre të votimit, duke e komentuar mënyrën e votimit në një periudhë epidemie.

Marketing