Medreseja “Isa Beu”, shpërndahet mishi i kurbanit për nevojtarët

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë vazhdon vazhdon me shpërndarjen e mishit të kurbanit, për familjet në nevojë. Si cdo vit të kaluar edhe sivjet Medreseja e Isa Beut ka shpërndarë mish kurbani për më shumë se 1000 familje në nevojë, jetimë, persona me aftësi të kufizuara e këshut me rradhë.

Marketing

Drejtori i Medresesë Isa Beu, Ibrahim Idrizi, tha se këtë vit në krahasim me vitet e kaluara eshtë ndarë më shumë mish për familjet nevojtare, njëherit duke ju falemenderuar donatorëve në rradhë të pare që e kanë mundësuar këtë gjest human.

“Mishi I kurbanit, do të ndahet disa tonelata për gjithë banorët të komunës së Sarajit dhe më gjërë. Ku kryetarët e këshillat të Xhamisë kanë bërë lista të atyre të cilët kanë nevojë për këtë mish të kurbanit edhe për atë familje dhe jetimët si dhe për personat me nevoja të vecanta. Dua ti falemenderoj të gjithë donatorët nga vendi dhe diaspora qe mirfembajtjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit ia dhanë Medresesë Isa Beu, dhe institucioneve edukativo arsimore siç janë Medreseja dhe fakulteti I Shkencave Islame, të cilat kanë arritur disa efekte dhe mishi kurbanit dhurohet vetëm në aspektin human”, tha Idrizi.

Drejtori I medresesë “Isa Beu” Ibrahim idrizi tha gjithashtu se familjet te cilat nuk kanë marrë mish kurbani, munden të drejtohen tekdrejtuesit e Medresesë, mecrast do tju mundesohet qe te gjithe banoreve ne nevoje, te furrnizohen me pako mishit e kurbanit.

Marketing