Meghan pret fëmijë, do të lindë në pranverë

Dyshime kishim me kohë, por tani lajmi është konfirmuar nga Kensington Palace: Meghan Markle pret një fëmijë dhe duhet të bëhet nënë këtë pranverë!

Marketing

Njoftimi u dha në nisjen e turneut të saj të parë zyrtar në krah të bashkëshortit, princit Harry, i cili zhvillohet në Australi. Fëmija që do të sjellë në jetë Dukesha e Sussex-it, do të jetë i shtati në linjën e fronit. Çifti, thuhet në deklaratën zyrtare, e vlerëson maksimalisht të gjithë mbështetjen që ka marrë nga njerëz anembanë globit që prej martesës në muajin maj.

Meghan dhe Harry, sqarohet më tej, janë shumë të lumtur ta ndajnë këtë lajm të gëzuar me të gjithë ju!
Thashethemet qarkullonin prej kohësh, por ato shpërthyen praktikisht gjatë dasmës së princeshës Eugenie të premten, ku Meghan u shfaq me një pallto të gjatë blu, e cila ishte e gjerë në pjesën e barkut, dhe u përforcuan pastaj nga veshja që mbante në fillimin e turneut në Australi.

Kjo mund të jetë ndoshta një nga arsyet që në fund u është dashur ta pranojnë hapur. Meghan dhe Harry nisën të frekuentohen korrikun e vitit 2016, ndërsa si çift u shfaqën në publik tetorin e atij viti.

“The Sun” ndërkohë shkruan se e ëma e 37-vjeçares, Doria, mund të zhvendoset në Londër nga Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar të bijën me fëmijën sepse, sipas gazetës, Meghani nuk dëshiron të punësojë dado.