Melania Trump: Jam personi më i ngacmuar në botë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka thënë se ka nisur fushatën kundër ngacmimeve në formë elektronike, pasi ajo është “personi më i ngacmuar në botë”.

Marketing

Ajo ka bërë këto deklarata në një intervistë dhënë ABC News, një pjesë e së cilës është bërë publike të enjten.

Intervista është realizuar javën e kaluar derisa ajo ishte duke realizuar udhëtimin e saj në kombet afrikane.
“Unë mund të them se jam personi më i ngacmuar në botë”, ka thënë Zonja e Parë.

Kur gazetari e ka pytur nëse vërtetë ashtu mendon ajo ka thënë se është “një nga personat, nëse e shihni se çfarë njerëzit flasin për mua”.

Trump ka nisur javën e kaluar udhëtimin e saj të parë si Zonjë e Parë jashtë Shteteve të Bashkuara, duke udhëtuar në Ganë, Malaui, Kenia dhe Egjipt.

Në intervistën, e cila transmeohet e plotë të premten, ajo ka thënë se gratë që bëjnë akuza për abuzime seksuale, “duhet të prezantojnë prova të forta”.
Megjithatë ajo nuk ka treguar se çfarë ka nënkuptuar më këtë term.

“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet të prezantojmë faktet”, është shprehur ajo.
“Ju nuk mund të thoni vetëm ‘Unë jam abuzuar seksualisht’ apo ‘Ju jeni sulmuesi’”.

“Ndonjëherë mediat shkojnë shumë larg në atë se si portretizojnë disa tregime që nuk janë të vërteta. Nuk është e drejtë”, ka shtuar ajo.

Më herët gjatë udhëtimit të saj, ajo pati mbrojtur Gjykatësin e Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Nominimi i tij ka qenë afër dështimit për shkak të akuzave të disa grave për abuzime seksuale sa ka qenë i ri.

Marketing