MEMETI: Korridori 8 po frymon SHQIP

Nga vendkalimi kufitar Tabanoc e deri në vendkalimin Qafë Thanë, përkatësisht përgjatë korridorit 8, të gjithë udhërrëfyesit tash e tutje do të jenë edhe në SHQIP. Kështu është shprehur sot drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, Bekim Memeti.

Marketing

Drejtori i NP ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” Bekim Memeti thotë se edhe sot ka vazhduar vendosja e tabelave në gjuhën shqipe përgjatë korridorit 8 dhe me këtë rast in,formoi se tabela të reja në shqip, maqedonisht dhe anglisht do të vendosen në të gjitha zonat e vendit.

“Me vendosjen e udhërrëfyesve në tre gjuhë po bie edhe “miti” i fundit i dominimit dhe shtetit monoetnik maqedonas mbi territoret që ata ndër vite kanë dëshiruar të dukeshin të atillë. Me këtë veprim po zbehet edhe dominimi i rrejshëm maqedonas pasi që çdo diskriminim fillimisht nis nga diskriminimi i përdorimit të gjuhës amë, e këtu bëjnë pjesë edhe emërtimet, mbishkrimet që deri më tani shumica prej tyre ishin vetëm në një gjuhë” është shprehur Memeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim ditëve të fundit ka shtuar aktivitetet për ndryshimin e tabelave në gjuhën shqipe në gjithë territorin e vendit në një bashkëveprim ndër institucional.