Menduh Thaçi: Maqedonia është territor gjeostrategjik i NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka thënë se marrëveshja me Greqinë e përcakton Maqedoninë si shtet multietnik, gjë të cilën nuk mund ta kapërdijë një pjesë e qytetarëve maqedonas.

Marketing

Duke folur për dështimin e refereundimit për anëtarësim në NATO të dielën që shkoi, Thaçi ka thënë se ky proces nëse vonohet edhe më gjatë atëherë mund të ketë pasoja, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të ketë më me të mirë dhe do të fillojë e keqja, sikur e ka Irani, Turqi,a Ukraina, vijnë sanksionet, por jo për shqiptarët. Ne po i themi maqedonasve se nuk jemi dora e huaj e zgjatur. Numrat pro NATO-s janë edhe në parlament. Ballkani ka treguar se çdo vend ku janë ngritur institucione etnike, kanë përfunduar me konflikt. Është shumë i qartë se vullneti i maqedonasve nuk është pro NATO dhe BE, por shqiptarët po”.

“Dua ta them të vërtetën, Maqedonia është territor gjeostrategjik i NATO-s dhe këtu s’duhet pasur asnjë pikë dyshimi. Më vjen mirë që mund ta them këtë fjalë. Është mbyll kapitulli se Maqedonia është territor i NATO-s dhe këtu zmbrapsje nuk do të ketë”, është shprehur ai në Zona e Debatit.

Thaçi ka theksuar se shteti i Maqedonisë është vonuar në disa procese.

“Maqedonia ka nënshkruar asocim-stabilizim në prill të vitit 2001 dhe ka ngecur në rrugën e integrimit dhe kjo ngecje është shumë më e madhe se vendeve tjera, që është për çështja e emrit dhe identitetit të falsifikuar. Në 2005 e ka marrë statusin e kandidatit”.

Ai ka theksuar se Serbia ka qenë e interesuar që referendumi për anëtarësim në NATO të dështojë.

“Serbia ka qenë e interesuar që të mos ketë rezultat pozitiv të referendumit. Në Serbi ishte apllaudim i madh dhe Vuçiq ishte i pakujdesshëm në deklarata. Rusia përherë e ka lënë në baltë Serbinë dhje Serbia Maqedoninë. Nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s shqiptarët do t’i realizojnë qëllimet e tyre. Loja e Rusisë me Maqedoninë është tallje ashiqare”.

Marketing