Mëngjes me diell dhe i ngrohtë, pasdite sërish mot i paqëndrueshëm me shi dhe bubullima

Mëngjes me diell dhe i ngrohtë, pasdite sërish mot i paqëndrueshëm me shi dhe bubullima

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për stuhi të izoluara dhe paraqitje të breshrit.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup gjithashtu pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga 16 deri në 35 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, deri të premten, nën ndikimin e një serie masash ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Lokalisht priten stuhi të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë dhe mundësi për breshër. Të premten priten reshje më të dendura, ndërsa për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme./aktuale.mk / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF