Një pjesë e Shkupit pa ujë
Pa ujë të pijshëm do të mbeten banorët e rrugëve “Aminta i Tretë”, “Antonie Grubishiq”, “Pirinska” dhe “Çedomir Minderoviq”, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, duke iu referuar informatave të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 për shkak të një defekti në rrjetin rrugor të ujësjellësit. / Aktuale.mk
