Pa energji elektrike deri në orën 14:00 – Paralajmërohen ndërprerje në disa pjesë të Shkupit
Punimet e planifikuara në rrjetin elektrodistributiv sot do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të komunave Qendër dhe Karposh.
Në Komunën Qendër, nga ora 09:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e banorëve të rrugëve “Istarska”, “83”, “Bitolska”, “42”, “Svetozar Markoviq” dhe “47”, si dhe disa pjesë të bulevardeve “Mosha Pijade” dhe “Republika e Krushevës”.
Në Komunën e Karposhit, nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në një pjesë të rrugës “1687” në fshatin Bardovcë.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e banorëve të fshatit Orman, në zonën para hekurudhës./aktuale.mk / Aktuale.mk
