Mënjanohet defekti, TEC Manastiri filloi sërish të prodhoj energji elektrike

Në orët e hershme të mëngjesit është mënjanuar defekti në TEC Manastiri dhe ka filluar sërish me prodhimin e energjisë elektrike. Nga SH.A. EMV njoftojnë gjithashtu se po bëhen përpjekje për vënien në funksion edhe të Bllok 2.

Marketing

“Informojmë opinionin se TEC Manastiri është vënë në funksion dhe vazhdon me prodhimin e energjisë elektrike. Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 03:00 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektro-energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vazhdojnë aktivitetet për vënien në funksion edhe të Bllok 2 i cili ka qenë në riparim. Pritet që deri në fund të javës edhe ky Bllok të jetë në rrjet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SH.A. EMV .Alsat