Dy deputetë në izolim për shkak të virusit, të enjten në Kuvend nën masa të veçanta

Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe deputetja Angelinka Petkova janë në izolim, por pritet që të enjten të vijnë në Kuvend, pas nismës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Marketing

Siç tha Micevski, ai dhe Petkova do të jenë pjesëmarrës në seancë në përputhje me protokollin që u miratua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe u zbatua në prill të këtij viti nga Kuvendi.

Deputetët Bisera Kostadinova Stojçevska nga LSDM dhe Mirosllav Bogdanovski nga RDM në prill erdhën në Kuvend me skafandër për të votuar paketën e pestë të masave ekonomike për menaxhim me pandeminë e Covid-19.