MEPSO mbështetë UNT-në me gjashtë bursa meritore

Shoqëria aksionare për transmetim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik ‘MEPSO’ sot dhuroi gjashtë bursa meritore për studentët e rinj të UNT-së që do të regjistrohen në programe studimore deficitare.

Marketing

Për këtë qëllim sot rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim njeriun e parë të MEPSO-s z.Orhan Murtezani, të cilit iu falënderua për mbështetjen e dhënë studentëve të rinj.

Bashkëpunimi në mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe MEPSO-s realizohet përmes memorandumit të nënshkruar në vitin 2019-të, i cili mes tjerash parashikon edhe ndarjen e bursave për studentët e drejtimeve studimore në interes të MEPSO-s.

Marketing