Mërgimtarët po largohen, kolona të gjata në Tabanoc

Në kalimin kufitar në Tabanoc kolona të gjata udhëtarësh që po largoheshin nga Maqedonia e Veriut. Shumica ishin mërgimtarë që po e lëshonin vendlindjen e tyre, duke iu drejtuar kështu vendeve të perëndimit ku veprojnë dhe jetojnë.

Marketing

A keni kohë të gjatë që prisni?

-Gjysmë ore!

Për ku po shkoni?

-Austri

Nga Jabollçishti, qyteti i Velesit.

Sa kohë ka që keni ardhur në Maqedoni?

Gati një muaj ditë!

Në çfarë vendi shkoni?

Në Itali.

Në cilin qytet të Italisë jeni?

Viterbo, rrethi i Romës!

Përveç daljeve në numër të madh nga vendi, gjithashtu kishte edhe një numër të konsiderueshëm hyrjesh në vend. Sipas informacioneve të TV21 shumica prej tyre ishin tranzit, të cilët kalonin përmjet teritorit të Maqedonisë së Veriut për të bërë pushime në plazhet e Greqisë, Turqisë, apo edhe Shqipërisë.

Prej Berlini!

A keni pritur gjatë në kufi?

Jo shumë, rreth 15 minuta.

Ishit për pushime?

Jo, ne punojmë atje, por fëmijët ishin për pushime, po i sjellim për në shtëpi përsëri.

Kështu fluksi i udhëtarëve në kalimin kufitarë me Serbinë ka qene ngjashëm pothuajse gjatë tërë verës.