Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, zbulohet arsyeja

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare si kancelare në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Gjatë ceremonisë protokollare të mikpritjes në Pallatin e Kongreseve, u vu re qëndrimi ulur i saj dhe i kryeministrit Edi Rama gjatë këndimit të dy himneve kombëtare. Bëhet me dije se Angela Merkel, ka kërkuar karrige për arsye shëndetësore pasi për të nderuar këtë moment nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe kryeministri Edi Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.

Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta ndërsa tani po zhvillohet takimi në Tirana Buisnes Center me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në momentet e fundit është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres së Serbisë Ana Brnabić e cila është nisur drejt Tiranës për të qenë prezente në takim.