Merkel mbështet kryeministrin grek në zgjidhjen e problemit të emrit me Maqedoninë

Duke falenderuar kryemistrin Aleksis Tsipras për punën e mirë të bërë për të shpëtuar Greqinë nga kriza ekonomike, por edhe për të rritur rolin gjeopolitik të Athinës, kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur bindjen e saj se zgjidhja e emrit të Maqedonisë është zgjidhja e një ngërçi historik, që mban peng marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në një pjesë të madhe të saj edhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“I jam mirënjohëse Aleksis Tsiprasit, i cili punoi së bashku me zotin Zaev për zgjidhjen e çështjes së emrit mes dy vendeve. Maqedonia Veriore, kristalizohet situata, riformatohen marrëdhëniet. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të përgëzoj kryeministrin grek, pasi zgjidhja e emrit nuk do t’i shërbejë vetëm Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por gjithë Evropës”, tha Merkel.

“Nuk dëshiroj të ndikoj në qëndrimin e kreut të opozitës, zotit Micotaqis, përsa i përket çështjes së emrit, pasi nuk dëshiroj të marr pjesë në çështjet e brendshme të partive, as të mbivlerësoj qëndrimin e tij, por gjatë takimit me të do t’i ripërsëris, qëndrimin tim se një zgjidhje do të jetë në interes të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, por nuk besoj se do të influencoj dot tek ai”, përfundoi Merkel.

Marketing