Merko inspektoi punimet në SHMK “Dr.Ibrahim Temo”

Vizita e sotme e kryetarit të Strugës ishte në Shkollën e Mesme “Dr.Ibrahim Temo”. Qëllimi i kësaj vizite ishte rikonstruimi i disa pjesëve të rëndësishme e gjithashtu inspektimi i punimeve të cilat janë në përfundim e sipër.

Marketing

Ditën e sotme kryetari Merko e filloi me vizitë në Shkollën e mesme komunale “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, ku u prit nga drejtoresha e shkollës znj. Besime Jonuzi.

Qëllimi i vizitës ishte rekonsturimi i disa pjesëve mjaft të rëndësishme të kësaj shkolle si dhe projekte që janë në përfundim e sipër, si:

ndërtimi i kaldajës dhe objektit të ri ku do të vendoset kaldaja

fasada e jashtme

25 klasa të renovuara me dysheme dhe tavane të ri

Lavamanë nëpër klasa

Pajisja e kabineteve lëndorë me mjete pune, si mikroskop, teleskop, piano, violina, kitara..

Sistem zërimi në të gjithë objektin, i cili do të përdoret jo vetëm për zilen por edhe për dhënien e lajmërimeve për të gjithë njëkohësisht dhe atë në tre gjuhë

Vendosja e tabelave smart, printerëve profesional e të tjera.

Ky investim do ju ofrojë nxënësve por edhe stafit administrativ të shkollës kushte më të mira për punë.

Është një lajm i mirë për të gjithë banorët e komunës dhe mezi po presim të hapim dyert për nxënësit në fillimin e vitit të ri akademik.