Një studim i ri sapo ka zbuluar se meshkujt të cilët kanë probleme me ereksion ballafaqohen me një rrezik të dyfishuar të të pësuarit sulm në zemër apo sulm në tru.
Doktorët kanë thënë se problemet e tilla duhet t’i nxisin meshkujt që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Problemet me ereksion, të cilat shkaktohen si pasojë e shtypje së lartë të gjakut dhe kolesterinës, i prekin një në dhjetë meshkuj gjatë një faze të jetës së tyre.
Hulumtuesit pohojnë se impotenca është indikatori më i mirë i sëmundjeve të zemrës – madje më i mirë se shtypja e lartë e gjakut apo nivelet e larta të kolesterinës.