Mësohet skuadra e parë që bie nga La Liga, u kërkon falje tifozëve

Skuadra e Elches edhe matematikisht nuk ka gjasa të luaj në La Liga sezonin e ardhshëm.

Marketing

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi i sezonit, Elche renditet në vendin e fundit me vetëm 16 pikë, dhe është 18 pikë larg Valencias që ndodhet në vendin e 17-të, shkruan IndeksOnline.

Pas zyrtarizimit të rënies nga liga, Elche ka dal me një deklaratë ku i kërkon falje tifozëve dhe u premton se do të rikthehen shumë shpejt.

“Të dashur tifozë, është një ditë e trishtuar për të gjithë ne që formojmë familjen e Elches.

Jemi zemërthyer për atë që ndodhi. Duam t’u falënderojmë dhe t’u kërkojmë falje nga zemra.

Duam që ta dini se do të mësojmë nga gabimet tona. Nuk heqim dorë nga projekti i ndërtimit të një Elche që do të garojë me më të mirët”.

Në fund një premtim: “Historia e kërkon, tifozët tanë e meritojnë. Ne do të kthehemi së bashku në vendin që na takon”, thuhet në komunikatë.