Partneri i koalicionit i Artan Grubit, akuzon Ali Ahmetin për të gjitha të këqijat që u kanë ndodhur shqiptarëve dy dekadat e fundit

Arben Fetai, shef i Kabinetit të kryetarit të ASH-së Arben Taravari ka akuzuar sot kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti se është shkaktar i të gjitha fatkeqësive që u kanë ndodhur shqiptarëve këto 21 vite. Fetai thotë se njerëzit që sot drejtojnë fraksionin në BDI por edhe Bilall Kasami e Afrim Gashi nuk kanë dëmtuar asnjëherë shqiptarët.

Marketing

‘Izeti, Bilalli e Afrimi nuk i kanë bërë dëm këtij populli e këtij vendi as 1% krahasuar me dëmet që janë bërë nga dhe në emër të Ali Ahmetit. Madje edhe mëkatet e Musës e Blerimit ndërlidhen drejtpërdrejtë me figurën e Ali Ahmetit, i cili ka qenë dhe është strumbullari i çdo të keqe të këtyre 21 viteve të fundit’ shkruan Arben Fetai në profilin e tij në FB.

Fetai thotë se Ali Ahmeti është e keqja më e madhe e këtij vendi.

‘Pa u larguar ai, BDI as nuk mund të reformohet e as nuk mund të jetë partner, përpos për interesa strategjike të çastit. Posa të tejkalohet kriza kushtetuese, BDI duhet të shkojë në opozitë dhe të reformohet, sa nuk na kanë ikur edhe njerëzit e fundit që mendojnë për të mirën kolektive e shqiptarëve’, shkruan shefi i Kabinetit të Taravarit, Arben Fetaji.

Ndryshe futja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, ishte top prioritet i Artan Grubit, i cili për të shpëtuar karriken e tij ia dha gjysmën e funksioneve të BDI-së ASH-së, ndërsa ende pa kaluar 100 ditë qeveri, eksponentë të kësaj partie hedhim akuza nga më të rëndat për shefin e tij, Ali Ahmetin.

Marketing