Tashmë duket se nuk ka dyshime. Leo Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se tashmë nuk ka më dyshime se Messi do të largohet nga “Parc des Princes”.
Sipas raportimeve, babai i Messit, Jorge ia ka komunikuar këtë vendim PSG-së një muaj më herët.
Së fundmi, Messi u suspendua për dy javë nga PSG-ja pasi që kishte udhëtuar në Arabinë Saudite.