Messi fiton çmimin “Futbollisti më i mirë” nga FIFA

Është shpallur edhe futbollisti më i mirë i FIFA-së dhe futbollisti më i mirë në botë.

Marketing

Ai është Lionel Messi që e ka marrë këtë çmim në garë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Ai si zakonisht ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë ëndrrat realitet, por edhe Benzeman dhe Mbappen që ishin në garë dhe “mund ta kishin fituar çmimin”.

Pastaj ai ka lavdëruar edhe Scalonin dhe Argjentinën për rrugëtimin e tyre të madh në Katari 2022 ku fituan Botërorin.

“Ishte një ëndërr që në fund u bë realitet”, tha Messi gjatë fjalimit të tij.

Marketing