Messi: Kurrë nuk ëndërrova kaq shumë, nuk “fal” asnjë gol për Kupën e Botës

Leo Messi ka arritur gjithçka në karrierën e tij me përjashtim të fitimit të një trofeu madhor me kombëtaren e tij, Argjentinën. Kjo sigurisht që lë një njollë, megjithatë vetë sulmuesi i Barcelonës duket se nuk e vuan aq sa të reflektohet në imazhin e tij pas finaleve të humbura si në Kupën e Botes ashtu edhe në Copa America.

Marketing

”Do të më pëlqente të isha kampion bote, por mendoj se nuk do ndryshoja asgjë në karrierën time në këmbim të kësaj. Asnjë gol, asnjë emocion, asnjë trofe për Kupën e Botës. Karriera ime ka qenë e mbetet e mbushur me momente pozitive, edhe pse trofeu me Argjentinën mungon, ndoshta ky është fati im.”

Në intervistë Messi u ndal në tema të ndryshme, ku dha opinionin e tij ne lidhje me VAR-in, foli për fëmijët e tij, për klubin e Barcelonës dhe për tërheqjen nga futbolli kur ta ndiejë të nevojshme.

”Kur nisa karrierën, ëndërroja të arrija gjithçka kam sot. Në fakt, po gënjej, sepse kurrë nuk ëndërrova kaq shumë. Edhe për mua gjithçka është e paimagjinueshme. Të më cilësojnë si më të mirin në botë, të fitoj kaq shumë trofe kolektivë dhe individualë, të jem imazh i një klubi të madh si Barcelona dhe të kem kaq shumë tifozë që më përkrahin, realisht jam mirënjohës ndaj çdokujt që më jep forcë dhe përkrahje çdo ditë të karrierës sime”.