Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në “Summer Click” në TV21 njoftoi se dy nga tre parkingjet në kate në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza, pritet të përfundojnë deri në fundvit. Sipas tij, në përfundim e sipër janë të gjitha parapërgatitjet.
“Ne jemi marrë me të gjitha parapërgatitjet dhe përgatitjet të kemi version final si do të duket kjo. Do të jetë partneritet publiko privat. Këtë ne e kemi të gatshme, jemi në përfundim e sipër të të gjitha parapërgatitjeve. Këtë informatë do ta dërgojmë në Qeveri. Ashtu siç prej ditën e parë kemi thënë se këto projekte do të mbarojnë dhe ne do të mundohemi deri para vitit të ri, realitet të jenë së paku dy parkingje të montuara në Qendrën Klinike”, tha Mexhiti.
Almakos.com
Mexhiti: Deri në fund të vitit do të ndërtohen dy parkingje në kate në Qendrën Klinike në Shkup
27.07.2023 – 11:33
KRYESORE
2 Minuta Lexim
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në “Summer Click” në TV21 njoftoi se dy nga tre parkingjet në kate në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza, pritet të përfundojnë deri në fundvit. Sipas tij, në përfundim e sipër janë të gjitha parapërgatitjet.
“Ne jemi marrë me të gjitha parapërgatitjet dhe përgatitjet të kemi version final si do të duket kjo. Do të jetë partneritet publiko privat. Këtë ne e kemi të gatshme, jemi në përfundim e sipër të të gjitha parapërgatitjeve. Këtë informatë do ta dërgojmë në Qeveri. Ashtu siç prej ditën e parë kemi thënë se këto projekte do të mbarojnë dhe ne do të mundohemi deri para vitit të ri, realitet të jenë së paku dy parkingje të montuara në Qendrën Klinike”, tha Mexhiti.
laplaza
Sa i përket lokacioneve, ministri thotë se parkingu aktual përballë klinikës së gjinekologjisë do të shndërrohet në parking në kate, ndërsa dy të tjerat do të jenë tek pjesa modulare nga periudha e kovidit dhe tek heliodromi.
“Njëri parking do të ndërtohet tek parkingu tek Gjinekologjia ku tani ekziston parkingu. Parkingu i dytë do të jetë tek heliodromi siç e quajmë ne ku është parku. Dhe i treti i cili deri vitin e ardhshëm do të realizohet, për shkak se ka disa probleme juridike, ajo i bie nën ministrinë e arsimit. Prej Qeverisë kemi kërkuar që ta kemi si pronë. Në atë pjesë siç e dini në kohën e kovidit kanë qenë barakat modulare”, tha Mexhiti.