Mexhiti: E fshehtë publike bashkëpunimi i BDI-së me Gruevskin

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se është e fshehtë publike bashkëpunimi i BDI-së me ish kryeministrin e arratisur, azilantin Nikolla Gruevski. Mexhiti në “Click Plus” pyeti se pse Sasho Mijallkov vuan dënim në burgun me të cilin menaxhon BDI.

Marketing

“Mendoj se është e fshehtë publike për bashkëpunimin e BDI-së me Gruevskin. Unë edhe në debate tjera e kam hapur, pse u deshtë dmth Gruevski në vend të shkojë prej Maqedonie, Serbi, Hungari, shkoi përmes Shqipërisë. Veç po e hapim si dilemë. E dyta, dilema tjetër është se pse Sasho Mijallkov qëndron bash në burgun që udhëheq BDI. E treta, BDI asnjëherë nuk ka qenë e kyçur në kazino, në kredi të shpejta, në energjetikë, disa segmente. Pra, qartë është se kush është mentori i kësaj mendësie të BDI-së”, theksoi Mexhiti.

Bisedën e plotë me z.Mexhitin mund ta ndiqni sonte me fillim nga ora 21:30 në TV21.

Marketing