Mexhiti: Ne opozita shqiptare jemi bazuar tek popullata shqiptare, do të dalim fitues dhe do të bëjmë ndryshimin

Lideri i LD-së Izet Mexhiti në Klan Debat tha se opozita shqiptare është bazuar tek popullata shqiptare dhe se do të dalin fitues dhe do të bëjnë ndryshimin. Ai gjithashtu tha se nuk hyjnë me çdo kusht në qeveri nëse ajo qeveri fillimisht nuk fillon me ndryshimet kushtetuese, nuk fillon me procesin integrues, nëse nuk bëjnë marrëveshje politike shqiptare-maqedone dhe këto janë më të rëndësishme se sa ngjyrimet partiake apo tendencat e politikës ditore.

Marketing

“Opozita shqiptare për dallim nga tjerët, nga këta që janë në qeveri, ne jemi bazuar tek vota shqiptare tek popullata shqiptare ne duam dhe do të dalim fitues dhe do të bëjmë ndryshimin tek shqiptarët dhe mandej do të shofim se si do të qëndrojë terreni tek kampi maqedonas, aty nuk vendosim ne, por ne kemi thënë se kemi vija të kuqe për qeverisjen e ardhshme dhe nuk hyjmë me çdo kusht në qeveri nëse ajo qeveri fillimisht nuk fillon me ndryshimet kushtetuese, nuk fillon me procesin integrues, nëse nuk bëjmë marrëveshje politike shqiptare-maqedone dhe këto janë më të rëndësishme se sa ngjyrimet partiake apo tendencat e politikës ditore”, tha Mexhiti.