Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet populli

Funksionarë të lartë të BDI-së, të përbërë nga nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sonte me ftesë nga ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët takuan banorë të Studeniçanit.

Marketing

Dr. Memedi dhe bashkëmendimtarët e tij, nga sonte iu bashkuan kauzës së ndryshimeve, kauzës së drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme.

Nënkryetari i BDI-së dhe deputet, Izet Mexhiti tha se në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

‘Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur’, tha Mexhiti para të pranishmëve.

Mexhiti nga Studeniçani apeloi që sa më shumë njerëz të sinqertë të bashkangjiten kauzës, për të qenë, siç tha më të fortë, dhe të bëhemi të pathyeshëm!
Mexhiti faleminderoi Dr. Rexhep Memedin për këtë tubim, që ishte tërësisht ndryshe nga planifikimi. Një tubim i planifikuar të jetë i vogël, u shndërrua në takim masiv me popullsinë e Karshiakës.