Mexhiti dhe Memedi me tubim në Studeniçan

Grupi i zjarrit në BDI, i drejtuar nga disa prej themeluesve dhe funksionarëve të lartë të kësaj partie, si Izet mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta e të tjerë, vazhdojnë takimet me anëtarësinë. Sonte tubimin e radhës e mbajtën në Studeniçan ku ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës së grupit të zjarrit. Në rrjetet sociale Izet Mexhiti shkruan:
Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!

Marketing

Prandaj apeloj, nga ketu, bashkangjituni sa më shumë kauzës tonë, se vetëm kështu jemi të fortë, jemi të pathyeshëm!

Faleminderit Dr. Rexhep Memedi për këtë tubim që duheshte të jetë takim i vogël. Mirëseerdhe në mesin tonë. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid021CoLf1AD7uKGRJ3XcxsWDYkzZpKsBoPDkJBQuAUVjHUisrQHC8tsrhQYA3ZYvBXTl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz