Mexhiti: Shkupi Dardan nderoi Mehmet Gegën, prijësin e Demonstratave të Tetovës

Sot Shkupi Dardan nderoi Mehmet Gegën, prijësin e Demonstratave të Tetovës të vitit 1968.
Në praninë e vajzës së atdhetarit Mehmet Gega, Valdetës dhe shumë familjarëve të tjerë, miqve e dashamirëve, historianëve, por edhe në praninë e kryetarit të Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, rrugën “August Cezarec” të Çairit e riemëruam në “Mehmet Gega” dhe sot e tutje rezistencën kombëtare shqiptare do ta kujtojmë çdo ditë, e mijëra qytetarë të Shkupit do ta mbajnë këtë emër nëpër dokumentet personale.
Emri i Bacës Mehmet është një nga mbi 100 emrat e rinj që ua vendosëm rrugëve të Shkupit. Baca Mahmet nga sot do të jetë pranë mikut të tij të dikurshëm Adem Demaçi, me frymëzimin Ismail Qemalin, me Luigj Gurakuqin, me Ukshin Hotin, Ibrahim Rugovën, me mbretëreshën Teutë dhe në Shkupin Dardan.
Sot realizuam edhe Akademinë përkujtimore “Mehmet Gega” pikërisht në ditën kur po shënohet 55 vjetori i Demonstratave të Tetovës të vitit 1968 dhe kështu nderuam njeriun që pengoi shpërnguljen e shqiptarëve nga vatrat e tyre, ai i cili priu demonstratat e Tetovës dhe i tha stop regjimit sllavo-komunist sepse kombi shqiptar është i patundshëm. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid029uBdXwRUxRDt5EVNHPxfSLtSL42EAKG9gnqjGmVaJ9WQdqJ4NfJ75nVfQhcEfMhEl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz

Marketing