Mexhiti: Subjekti shqiptar ka kontribuar në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit (Video)

Nënkryetar i BDI-së Izet Mexhiti në emisionin “Rruga drejt..” në Alsat-M ka theksuar se BDI ishte subjketi i parë që insistoi që shqiptarët të jenë pjesë e këtij procesi. Ai përkujtoi se fillimisht në këtë proces ishte i kyçur i ndjeri Abdylaqim Ademi ndërsa tani ishte i kypur Bujar Osmani.

Marketing

“Shqiptarët duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Ne që në fillim kemi vendosur vijat e kuqe se cili emër nuk është i pranueshëm për shqiptarët si për shembull Maqedonia sllavomaqedonase, Republika kombëtare e Maqedonisë… të cilat përjashtojën shqiptarët. Ne si subjekt politik kemi mbështetur procesin edhe në momentet kur pa pasur pengesa, pra shqiptarët ishin ndërmjetësues. Subjekti politik shqiptar ka kontribuar drejtpërdrejtë në këtë proces, pra në përzgjedhjen e emrit të ri”, ka deklaruara Mexhiti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=666537857015772&id=213364775666418

Marketing