Mexhiti takon kreun e Gjilanit, diskutuan për aktualitetin politik

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka takuar sot kreun e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me të cilin mes tjerash kanë diskutuar edhe për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.

Marketing

“Sot kisha nderin në Shkup ta takoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Aktualiteti politik ka qenë në mesin e temave që diskutuam si dy bashkëbisedues, ndërkohë që duke patur parasysh edhe faktin që kam udhëhequr një nga Komunat tejet të rëndësishme për shqiptarët- Çairin, Hysenin e njoftova edhe me përvojat në zhvillimin e politikave të mirëfillta lokale”, shkruan Mexhiti në FB.