MF, BEI dhe Banka Zhvillimore nënshkruan marrëveshje për kredi të reja të lira në vlerë prej 100 milionë euro për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi, nënkryetarja e BEI Liljana Pavllova dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumov, në prani të euroambasadorit David Geer nënshkruan marrëveshje për kredi të reja të lira nga Banka Zhvillimore e Investimeve në vlerë prej 100 milionë euro me të cilat do të përkrahen të paktën 300 projekte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore. Banka zhvillimore do t’i plasojë mjetet për ndërmarrjet përmes bankave komerciale.

Marketing

Kreditë do u akordohen ndërmarrjeve me kushte jashtëzakonisht të favorshme, përkatësisht me afat të pagesës deri në 12 vite, me grejs periudhë të përfshirë prej 2 viteve, varësisht nga fakti nëse kreditë do të jenë të dedikuara për investime apo për rritje të nevojave për mjete qarkulluese dhe me normë interesi preferenciale jashtëzakonisht të ulët, që për transhat e para do të jetë 1.6%.

– Angazhimi ynë si Qeveri është që të vazhdojmë me stimulin fiskal të ekonomisë derisa ajo të rimëkëmbet. Linjat kreditore paraprake nga Banka Evropiane e Investimeve, të plasuara përmes Bankës Zhvillimore, kanë treguar rezultate vërtet të mira. Sot nënshkruam marrëveshje jashtëzakonishtë të rëndësishme me Bankën Evropiane Investuese, me të cilat sigurohen 100 milionë euro mjete të favorshme financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ose përkrahje të jashtëzakonshme të rëndësishme të likuiditetit për rimëkëmbje nga efetet e pandemisë COVID-19. Për ekonominë tone, këto mjete nënkuptojnë vende të reja të punës, investime të reja dhe kështu edhe lëvizje të aktivitetit ekonomik dhe përshpejtim të rritjes ekonomike – theksoi Besimi.

Kjo linjë kreditore është pjesë e përkrahjes së Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane të Investimeve për adresimin e efekteve të pandemisë COVID-19 mbi ekonominë.

Këto mjete do të lehtësojnë nevojat e likuiditetit të firmave për mjete qarkulluese, por gjithashtu do të nxisin investime afatgjata në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kontekst të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së ardhshme. Kjo linjë është pjesë e iniciativës Team Europe dhe pakos së përkrahjes financiare të BEI për vendet e Ballkanit Perëndimor nga COVID-19. E shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh përkrahjen e plotë të BEI ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në arritjen e objektivave dhe reformave të tyre sipas politikave të BE-së. Presim të kemi progres në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Qeverinë, Bankën Zhvillimore, BE-në dhe financuesit e tjerë në vend, për projekte të suksesshme aktuale dhe të ardhshme që do të sjellin përfitime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut – tha Pavllova.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë thelbi i çdo ekonomie, ato sigurojnë vende të punës, krijojnë vlerë të shtuar dhe udhëheqin me zgjidhje inovative, veçanërisht kur bëhet fjalë për prioritetet e BE-së siç është axhenda e gjelbër dhe dixhitale. Prandaj Team Europe, përkatësisht Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, si dhe institucionet financiare kompetente, ndërmarrin hapa për të përkrahur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga fillimi i pandemisë. Ato mund të investojnë dhe krijojnë inovacione, kështu që me ndihmën e BE-së, mund ta luajnë rolin e tyre në rimëkëmbjen e ekonomisë nga kriza shëndetësore, tha David Geer, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend.

Drejtori i Bankës Zhvillimore theksoi se bashkëpunimi me BEI është strategjik dhe i suksesshëm. Në 13-të vitet e fundit deri më sot janë nënshkruar gjashtë marrëveshje me të cilat 550 milionë euro janë në favor të zhvillimit ekonomik në vend, të cilat kanë përkrahur 2.090 projekte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore dhe kanë krijuar 8.029 vende të reja të punës.

– Sa i përket periudhës së ardhshme, e cila është përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, nevojitet të shfrytëzohet potenciali për rritje, zhvillim dhe adaptim të kompanive përmes partneritetit të fuqishëm midis tyre dhe institucioneve financiare. Ne, si Bankë Zhvillimore, do të vazhdojmë t’i ndjekim nga afër nevojat e sektorit real dhe do të përpiqemi të ofrojmë portofol të prodhimeve dhe shërbimeve që do të përforcojnë shfrytëzimin e potencialit të tyre. Në këtë drejtim, përmes këtyre 100 milionë eurove, presim të sigurojmë përkrahje financiare përmes bankave komerciale për të paktën 300 projekte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore – tha Naumov.

Me pesë huatë paraprake nga Banka Evropiane e Investimeve përmes Bankës Zhvillimore janë plasuar mjete në vlerë prej 450 milionë euro, prej të cilave 182 milionë euro janë dedikuar për veprimtarinë e prodhimit, 127 milionë euro për veprimtarinë e tregtisë, 40 milionë euro për kompanitë e veprimtarisë së transportit si dhe kompanitë e veprimtarive të tjera si shërbimet, hotelieria, shëndetësia