MF: Interesim i madh për “Ble shtëpi, ble banesë “

Pas publikimit të thirrjes për aplikim  për subvencion të kredisë banesore ,  përmes “Ble shtëpi, ble banesë”, interesimi i qytetarëve për projektin është i madh, vlerësojnë nga Ministria e Financave.

Marketing

Nga atje shtojnë se, normat e ulëta të interesit, subvencionet deri në 20 mijë euro, subvencionet shtesë të këstit mujor për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe modelet për të rinjtë janë arsyet e interesit  të madh për projektin.

“Ata qytetarë që do të zgjedhin modelin për subvencionimin e  këstit mujor, gjatë shlyerjes së kredisë në tre vitet e para, ju llogaritet një normë interesi prej 2.9 përqind, në dy vitet e ardhshme 3.9 përqind, ndërsa  edhe në periudhën e mbetur  norma e interesit nuk është më e lartë se norma e interesit për kreditë banesore të  cilat ofrohen nga banka ku ata aplikuan. Më pas për këtë model, qytetarët varësisht nga ajo nëse blejnë banesë të re, apo ndërtojnë, blejnë ose zgjerojnë shtëpin, për shembull për kredi prej 50 mijë eurosh fitojnë subvencione që variojnë nga 8,500 deri në 20,800 euro”, thuhet në kumtesën e MF-së.

Sqarojnë se, për blerjen e banesës së re, qytetarët që janë deri në 35 vjeç, fitojnë subvencion prej 70 për qind të këstit mujor për një periudhë 5 vjeçare, ose për kredi prej 50 mijë euro, fitojnë rreth 12 mijë euro subvencion nga shteti.

Qytetarët e moshës 36 vjeç ose më shumë, në 5 vitet e para fitojnë subvencion prej 50 përqind të këstit mujor, ose përafërsisht 8,500 euro.

Për ndërtimin ose blerjen e një shtëpie të re nga investitori, qytetarët deri në moshën 36 vjeç fitojnë subvencion prej përafërsisht 20,800 euro, dmth 60 përqind nga kësti mujor në tre vitet e para, 50 përqind në pesë vitet e ardhshme dhe 40 përqind në vitin e 9, 10 dhe 11 nga pagesa e kredisë.

Për zgjerim ose mbindërtim qytetarët deri 36 vjeç, do të fitojnë 50% nga kësti mujor në tre vitet e para, 40% në 5 vitet e ardhshme dhe 30% në 3 vitet e ardhshme nga pagesa e kredisë ose gjithsej rreth 16,600 euro.

Ata qytetarë që janë mbi 36 vjeç për të blerë ose ndërtuar shtëpi të re, fitojnë subvencion prej 80 përqind nga kësti mujor për një periudhë pesë vjeçare ose gjithsej 13,613 euro mbështetje nga shteti, ndërsa për zgjerim ose mbindërtim të shtëpisë, shteti siguron mbështetje në shumën prej 75 përqind nga kësti mujor në periudhën e pesë viteve të para nga pagesa e kredisë ose më së shumti prej 12,762 euro.