Kompanitë e sigurimeve do të jenë të detyruara, që në afat prej pesë ditëve, të gjitha ndryshimet të cilat i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të polisave për sigurim t’i shpallin në ueb faqen e tyre. Këto janë pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve që Ministria e Financave i bëri në Ligjin për supervizion të sigurimit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe informim më i mirë dhe transparencë më e madhe.
Nga Ministria e Financave informojnë se në drejtim të sigurimit të mjeteve të plota likuide për servisim pa pengesa të shoqërive të sigurimit, është propozuar plotësimi i ligjit. Sipas përcaktimit të propozuar, kapitali aksionar i shoqërisë së sigurimeve duhet të jetë vetëm në formë të parave dhe të paguhet në tërësi.
Sipas Ministrisë së Financave me rëndësi të madhe për profesionin e sigurimeve, më saktësisht profesionit ekspert i sigurimeve, është ndryshimi i propozuar në ligjin me të cilin parashihet koncept i ri për dhënien e provimit për ekspert të sigurimeve.
“Mënyra e deritanishme elektronike e dhënies së provimit u tregua si e pazbatueshme në praktikë, për çka edhe një kohë të gjatë nuk është mbajtur provimi për ekspert të sigurimeve. Me ndryshimin e ligjit, përsëri hapet kjo mundësi për profesionistët e profesionit të sigurimeve”, sqarojnë në kumtesën.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë hyrë në procedurë parlamentare