Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, i drejtuar nga VMRO-DPMNE, është i hapur për bashkëpunim me të gjithë që duan ta shohin vendin dhe qytetarët të lumtur, me ekonomi të përparuar. Kreu i opozitës, Hristian Mickovski, thotë se në koalicionin opozitar e kanë vendin të gjithë ata që duan të dënojnë politikanët e korruptuar të pushtetit dhe iu bën thirrje për bashkim të gjithëve, qofshin të majtë, të djathtë, konservatorë, të qendrës apo liberalë, të bashkohen në këtë bllok të ri për Maqedoninë për të gjithë qytetarët e saj. Tha se ia ka shtrirë dorën edhe partisë “E majta” e ua lë atyre të vendosin çfarë do të bëjnë. Tha se vendi i votuesve të së Majtës është në koalicionin opozitar. Sa i përket bashkëpunimit me koalicionin opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative, tha se bashkëpunimi është principiel dhe në nivel, e ky bashkëpunim i ka dëshpëruar thellë ata që ishin kundër bashkimit të opozitës.
“Besimi që po e ndërtojmë edhe më Zijadinin, edhe me Afrimin, marrëdhënien miqësore që tashmë e kam me Arbenin, prej kësaj vërtet mund të them se po fillon të ndërtohet një bashkëpunim politik, që me kalimin e kohës, ashtu si formohet besimi, ashtu edhe do të përforcohet. Unë e di që kjo është e ardhmja e Maqedonisë. Ne treguam se mundet dhe ata që parashikuan se nuk mundet, sot janë seriozisht të dëshpëruar.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Kreu i opozitës i bëri thirrje qeverisë të japë dorëheqje sepse tregoi se nuk do të drejtojë vendin por e zhyti në varfëri.
“Mendoj se kjo qeveri I ka harxhuar të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e saj. Unë mund t’u jap vetëm një këshillë dhe kjo është të tërhiqen menjëherë nga institucionet të cilat i udhëheqin e t’ua lënë vendin atyre që kanë kapacitet të drejtojnë. Inflacioni është katastrofal edhe pse qeveria nuk e pranon. Sipas FMN-së ne do kemi inflacionin më të madh në rajon. Nuk është vetëm inflacioni, kemi edhe një rrezik tjetër, kriza serioze energjitike para nesh.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, Mickoski ka vizituar sot tregun e gjelbërt në Qendër, bashkë me kandidaten për këtë komunë Natasha Katllar. Ai potencoi se do të bëjnë gjithçka, që në 100 ditët e para të qeverisjes , të zgjidhin problemet me të cilat përballen . Nga VMRO DPMNE thonë ndërkohë se në qytetin e Shkupit rezultatet treguan qartë se qytetarët duan ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë. Shilegov humbi në Shkup me një diferencë prej 8,000 votash dhe diferenca në listat e këshilltarëve është 26,205 vota në favor të VMRO-DPMNE-së, , thonë nga partia e Mickovskit.