Mickoski flet se a u takua me Gruevskin në Budapest?!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditët e fundit ishte në Budapest, ku u takua me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili është përkujdesur për strehimin e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, që tashmë ka përfituar strehim politik.
Mickoski i pyetur nga gazeta “Nezavisen” se a është takuar me Gruevskin gjatë qëndrimit në Budapest ai ka dhënë këtë përgjigje: “Me Gruevskin s’kam kontakt që nga periudha kur Qeveria e LSDM-së i mundësoi të arratiset nga vendi”. Mickoski përpos në Budapest vizitën e tij e vijoi edhe në Vjenë, ndërsa në Kroaci do të kalojë pushimin veror.

Marketing