Mickoski: Më 16 shkurt zgjedhim kandidatin për president të Maqedonisë

VMRO DPMNE në takimin e sotëm të udhëheqësisë së saj në Prilep vendosi që kandidatin për president të Maqedonisë ta zgjedh kongresi i partisë më 16 shkurt.

Marketing

Më herët partia opozitare do të shpall konkurs për aplikim të kandidatëve e cila do të jetë i hapur për dhjetë ditë.
“Pastaj do të kemi takim me të gjithë kandidatët.

Ato do të shkojnë nëpër komitetet komunale dhe do të takohen me qytetarët. Duhet ta tregojnë vizionin e tyre si president potencial me çka ne do të vendosim se kë do të zgjedhim”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Presidentit aktual, Gjorge Ivanov i mbaron mandati i dytë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të mbahen në maj të vitit të ardhshëm.

Marketing